Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Liverpool, skuadra më e mirë në historinë e Premier League në 25 javët e para

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 12:52 | Futboll
Liverpool, skuadra më e mirë në historinë e Premier League

Ndërsa Liverpool është gati t’i japë fund thatësirës prej 30 vitesh pa titull, skuadra e Jurgen Klopp po e bën këtë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Pas 25 javësh kampionat, “The Reds” mund të konsiderohen skuadra më e mirë të gjitha kohërave në historinë e kampionatit anglez. Liverpool ka bërë të harrohen si Arsenali i vitit 2004, që e mbylli sezonin pa asnjë humbje, apo edhe Manchester United i vitit 1999, që fitoi gjithçka.

Këtë e tregojnë statistikat, që flasin të gjitha në favor të kampionëve të Europës, që deri në këtë pikë të sezonit kanë 24 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Liverpool ndër të tjera synon të thyejë edhe rekordin e Manchester City dy vite më parë, kur “Citizens” e mbyllën kampionatin me plot 100 pikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli