Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta takohet me Palmer, në fokus integrimi dhe reforma në drejtësi

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 19:44 | Politikë
Meta takohet me Palmer, në fokus integrimi dhe reforma në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Meta dhe Palmer theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor  dhe të perspektivës së përbashkët europiane. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani