Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Paloka: Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë krimit është Agron Xhafaj

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 13:48 | Politikë
Paloka: Rasti më flagrant i dështimit të shtetit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se “rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj”.

“Vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk u hetua asnjëherë për pasuritë e tij, megjithëse është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Agron Xhafaj është i paprekshëm nga ligji, sepse ai dhe vëllai i tij deputet i Partisë Socialiste, i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës. Është provuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, shkeli çdo ligj për të mbrojtur 2 vjet më parë Agron Xhafën, i kapur sërish në flagrancë si trafikant droge. Ardi Veliu, i cili sot kaloi vetingun politik në polici, u komandua në detyrë në shkelje të ligjit si ushtar i trafikantit të drogës Agron Xhafaj”, tha Paloka.

“Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve: A e ka përfshirë policia vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës në listën e personave që do t’u verifikohet pasuria? Pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit antiKÇK? Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës. 48 orë janë të mjaftueshme për të sqaruar opinionin publik, i cili, në çdo sondazh shprehet në shumicë dërrmuese se nuk i beson qeverisë së Edi Ramës as për të luftuar krimin, as për të luftuar korrupsionin dhe për të rimëkëmbur ekonominë e vendit. Shqipërisë nuk i duhen ligje, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që nuk është ortak i krimit të organizuar”, shtoi Paloka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë