Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Politika shqiptare, homazhe të madhes Pagarusha

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 16:14 | Aktualitet
Politika shqiptare, homazhe të madhes Pagarusha

Politika shqiptare u bashkua për një ditë në homazhin ndaj këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha, që ndërroi jetë sot në moshën 86- vjeçare.

Për presidentin Ilir Meta, Pagarusha “do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë”.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka cilësuar këngëtaren si “këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira”.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ajo ishte një “ artiste që bëri histori në momente të vështira, falë talentit artistik, personalitetit fisnik e të spikatur, Nexhmije Pagarusha, do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj”.

https://a2news.com/2020/02/07/muzika-humbet-bilbilin-e-kosoves-nderron-jete-nexhmije-pagarusha/

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë! Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ishte vlerësimi për Pagarushën e kryeministrit kosovar Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë