Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Romës i “humb busulla”, e rreh dhe Bologna

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 22:39 | Futboll
Romës i “humb busulla”, e rreh dhe Bologna

Vijojnë rekordet negative për ekipin e Romës gjatë këtij sezoni edhe pse pritshmëritë në fillim të tij ishin më të mëdha, prej merkatos aktive që bëri.

Ekipi nga kryeqyteti pësoi një tjetër humbje në kampionat kësaj radhe në shtëpi përballë Bolognas, me rezultatin 2-3.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 16 të pjesë së parë, të ndihmuar dhe nga mbrojtja vendase, e cila në shumë raste, gjatë këtij takimi, u gjet në “gjumë”. Disa minuta më pas vjen dhe barazimi i Romës falë një autogoli të mbrojtësit Denswill.

Heroi i ndeshjes ishte 21-vjeçari Mussa Barrow, i cili i shënoi dy herë verdhekuqve dhe vendosi heshtjen në shkallët e stadiumit. Roma shkurton rezultatin me Mikhitaryan, por kaq. Në minutën e 80 Cristante ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe shpresat e djemve të Fonsecës për të barazuar rezultatin mbyllen aty.

Me këtë humbje, Roma renditet ende në vendin e pestë, por duket se me këtë ritëm Champions League për vitin e ardhshëm do të jetë sërish një ëndërr e largët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli