Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Skandal diplomatik, Ivica Daçiç sulmon Varhelyin për Kosovën

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 11:39 | Ballkani
Skandal diplomatik, Ivica Daçiç sulmon Varhelyin për

Një skandal diplomatik. Kështu është cilësuar incidenti i ndodhur gjatë takimit të Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe ministrat e saj.

Sipas mediave serbe, gjatë takimit, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi. “Blic” shkruan se takimi po zhvillohej normalisht deri në momentin kur Daçiç ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Daçiç u tregua shumë i pasjellshëm. Ai i tha Varhelyit se nuk e dinte ku ka ardhur dhe se po heshtte përballë rrëmbimit të manastireve të serbëve në Kosovë dhe taksës së vendosur nga Prishtina”, thotë një burim i cituar nga “Blic”. 

Varhelyi mësohet të ketë thënë se ishte i vetmi komisioner europian që kishte reaguar ndaj taksës dhe se Serbia ishte vendi i parë që kishte vizituar pas prezantimit të metodologjisë së re. Pas kësaj, citojnë mediat serbe burimin, ai i dha dorën kryeministres Bernabiç dhe doli nga takimi.

Më herët, Varhelyi zhvilloi një takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili shprehu mbështetjen ndaj metodologjisë së re të zgjerimit.

Të premten, komisioneri për zgjerimin vizitoi Malin e Zi. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë