Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

900 ankesa për Inspektorin e Lartë i Drejtësisë: Prioriteti im, lirimi i të burgosurve para kohe

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 11:22 | Aktualitet
900 ankesa për Inspektorin e Lartë i Drejtësisë: Prioriteti

900 ankesa kanë kaluar në zyrën e Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, një volum i madh për këtë institucion për periudhën 2019-2020. Shqetësimet janë kryesisht penale, civile, tregtare, administrative, tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, në një konferencë për mediat.

“Të gjitha fenomenet janë shqetësuese, por prioriteti kryesor për momentin është fenomeni i lirimit të të burgosurve para kohe me kusht”, u shpreh ai. “Unë nuk kam detyrë të bëj vlerësime, kam detyrë të monitoroj vendimet e Gjykatave dhe Prokurorisë. Unë do të zbatoj detyrën që më kanë ngarkuar”.

Metani shpjegoi se institucioni që ai drejton është totalisht i pavarur nga organet e drejtësisë dhe pushteti ekzekutiv. I pyetur për faktin se emërimi i tij është kritikuar pasi është vëllai i një ish-ministreje të kabinetit Rama, Metani tha: “Koha është gjyqtari më i mirë për të gjithë”.

https://a2news.com/2020/01/26/zbardhet-vendimi-i-lirimit-gjykata-burgu-arriti-te-edukoje-doklen/
https://a2news.com/2020/01/15/djemte-shembullore-te-burgjeve-te-denuar-per-krime-te-renda-qe-perfituan-ulje-denimi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë