Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bardhi: Rama të mos bëjë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës, është përgjegjës për krizën në Shqipëri

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 14:07 | Politikë
Bardhi: Rama të mos bëjë sikur po zgjidh krizën e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se që prej zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat i quajti të manipuluara, shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime, ndërsa që prej 30 qershorit, nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre.

“Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike”, tha Bardhi në një konferencë për mediat.

Duke përshëndetur vlerësimin e misionit të Këshillit të Europës për zgjedhjet vendore, Bardhi tha se mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qëndron në themel të krizës politike në Shqipëri. “Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale. Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston”, tha Bardhi.

“Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme. Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë