Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fashion në Oscar, stilistët: Këtë vit rikthehet ekstravaganca mbi tapetin e kuq

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 17:10 | Showbiz

Gjithçka nis me parakalimin mbi tapetin me kuq të yjeve të Hollyëood, për të cilët stilistët presin një rikthim tek ekstravaganca, pas vitesh të tëra minimalizëm dhe thjeshtësi.

Kostumet dhe fustanet, kryesisht në ngjyrë të zezë, kanë pushtuar mbrëmjen gala për vite me radhë, edhe pse pas tyre kanë qëndruar më të mirët.

Por këtë vit, stilistët njujorkezë, disa prej të cilëve janë kujdesur të veshin yjet, paralajmërojnë se këtë të diel do të shohim ngjyra, formë, gurë të shndritshëm e madje edhe kurora të stilit mbretëror.

Ngjyrat do të jenë të forta, ashtu siç ka qenë i gjithë ky sezon dhe pritet të spikasë e kuqja, roza e ndezur, lejlaja dhe jeshilja. Trend më vete do të jenë edhe bizhutë. Të hënën, kritikët do të nisin punën për të përzgjedhur veshjet më të bukura dhe ato më pa shije mbi tapetin e kuq. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani