Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fotot e vitit 2019, ekspozohet në Tiranë puna e fotoreporterëve më të mirë në botë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 19:12 | Kulturë
Fotot e vitit 2019, ekspozohet në Tiranë puna e fotoreporterëve

Vajza që qan në kufi, është fotografia më e mirë e vitit. Një histori arratisje, përshtatje dhe në luftë për një jetë më të mirë. Kjo përpjekje artistike dhe dokumentuese e John Moore, është vlerësuar mes mijëra aplikimeve si historia e rrëfyer më bukur mes ngjarjeve më të bujshme të vitit 2019.

Kjo ekspozitë që rrugëton në të gjithë botën që na rrëfen përmes imazheve të fiksuara nga fotoreporterë ngjarjet më të rëndësishme të botës, shëtit çdo vit më të mirët që marrin pjesë në këtë konkurs dhe në Tiranë kjo ndalesë artistike na rrëfen shumëçka.

“World Press Photo” është një konkurs i përvitshëm që inkurajon fotografë nga e gjithë bota të sjellin historinë e tyre më të mirë përmes imazhit. Mund të jenë imazhe të publikuara në media ose jo, por që kanë një mesazh për t’i përcjellë botës. Të tilla mesazhe gjen shumë këtë fundjavë në Muzeun Historik Kombëtar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë