Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Hakmerret” Trump, shkarkon dy zyrtarë që dëshmuan kundër tij

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 20:45 | Bota
“Hakmerret” Trump, shkarkon dy zyrtarë që dëshmuan

Menjëherë pasi Senati rrëzoi akuzat ndaj tij për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit, ka ardhur dhe reagimi i presidentit Donald Trump ndaj atyre që e sulmuan përgjatë gjithë kësaj kohe.

Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkarkuar nga detyra dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij gjatë hetimeve, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Mësohet se të shkarkuarit nga detyra janë koloneli Alexander Vindman që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës dhe Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit.

Përfaqësuesi i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se vendimi për të larguar Alexander Vindman është i turpshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu