Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Heqja e taksës për produktet serbe, Kurti: Sapo të vendoset reciprociteti

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 21:05 | Kosova
Heqja e taksës për produktet serbe, Kurti: Sapo të vendoset

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe njëherë për debatin e hapur rishtazi për çështjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Kreu i qeverisë së Kosovës përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të koalicionit qeveritar se është gati të heqë taksën ndaj produkteve serbe sapo të vendoset reciprociteti.

Ai shton gjithashtu se Serbia duhet të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovë.

“Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Albin Kurti në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë