Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kukësi rimerr vendin e parë, Bylis ngushëllohet me një pikë në Korçë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 16:01 | Futboll

Kukësi u rikthye në vendin e parë të renditjes, pasi kishte zbritur përkohësisht të premten në të dytin, duke mundur 3-1 Laçin. Ishin miqtë që kaluan të parët ne epërsi në të 36’ me anë të Nwabueze, por Kristal Abazaj barazoi rezultatin vetëm 3 minuta më vonë. Në pjesën e dytë, golat e Shkurtajt në të 68’ dhe Ethemit në të 79; vulosën fitoren e Kukësit që në këtë mënyrë del përsëri 1 pikë mbi Tiranën në renditjen e Kategorisë Superiore.

Një ndeshje e fortë dhe e luftuar në Korçë, ku Skënderbeu ndali në barazim 1-1 Bylsin. Dita kaloi vendasit në epërsi në të 69’ me penallti, por akordimi i saj ka acaruar së tepërmi lojtarët dhe drejtuesit ballshiotë. Presidenti Bensik Kapllkanaj u ka kërkuar lojtarëve të largohen nga ndeshja, por pas disa momenteve tensioni, ajo ka rifilluar. Katër minuta nga fundi Bylis arriti të barazonte me Sverion, duke marrë një pikë të rëndësishme që e lejon të mbetet në garë për një vend në kompeticionet europiane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli