Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Messi fiton dyfishin e rrogës që merr Cristiano Ronaldo

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 16:18 | Futboll
Messi fiton dyfishin e rrogës që merr Cristiano Ronaldo

Lionel Messi është lojtari që fiton më tepër në futbolli. Sipas gazetës franceze, “L’Equipe”, ylli i Barcelonës përfiton 8,3 milionë euro në muaj.

Shifra është thuajse sa dyfishi i pagës së Cristiano Ronaldos, i cili përfiton 4,5 milionë euro. Në vendin e tretë pozicionohet braziliani Neymar, me diçka më tepër se 3 milionë euro.

Në pesë vendet e para janë edhe dy lojtarë të tjerë të Barcelonës, Luis Suarez dhe Antoinne Griezmann, të cilët paguhen afro 3 milionë euro në muaj. Ata ndiqen nga Bale dhe Hazard të Realit të Madridit me 2,5 milionë euro, ndërsa Kylian Mbappe përfiton 1,9 milionë.

Në Premier League, më i paguari është portieri i Manchester United, de Gea dhe Mesut Ozil i Arsenalit mbyll “Top 10” me 1,6 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani