Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

OFL bllokon makinat e blinduara të Landi Muharremit, Dashamir Gjokës dhe Durim Bamit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 10:24 | Kronikë
OFL bllokon makinat e blinduara të Landi Muharremit, Dashamir Gjokës

Masat pasurore të operacionit Forca e Ligjit janë fokusuar sot në sekuestrimin e makinave te tre personave te njohur te botes se krimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Bëhet fjalë për automjetet e Saimir Taullaut në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Dashamir Gjokës në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore, Durim Bamit në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Mes mjeteve të blinduara të sekuestruara është edhe njëri që i përket Landi Muharremit, personi i cili ishte në makinë me prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja, kur ndaj tyre u bë një atentat me armë në 1 nëntor të vitit të kaluar në Shkozet të Durrësit. Në total janë bllokuar 10 makina luksoze, të cilave do t’u verifikohet dokumentacioni, origjina, si dhe vendosja në mënyrë ligjore, ose jo, e xhamave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë