Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Video e vitit 1896 kthehet në cilësinë 4K, rezultati është mahnitës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 09:35 | Lifestyle
Video e vitit 1896 kthehet në cilësinë 4K, rezultati

Duke përdorur inteligjencën artificiale, një video bardhezi, e xhiruar në vitin 1896, është shndërruar në versionin 4K, me një cilësi prej 60 “frame” për sekondë.

Video 45 sekonda e gjatë tregon një tren që mbërrin në një stacion në Francë në fund të shekullit XIX. Rreth saj ka qarkulluar një legjendë urbane, e cila më pas është përgënjeshtruar, sipas të cilës kur pamjet u shfaqën në kinema njerëzit u çuan të frikësuar pasi menduan se treni po hynte në sallë.

Video e realizuar në vitin 1896

https://youtu.be/MT-70ni4Ddo

Video është postuar në YouTube nga Denis Shiryaev, dhe është realizuar duke përdorur disa programe me algoritme të fuqishme si Topaz Labs' Gigapixel AI dhe DAIN. Pasi analizojnë pamjet, programet në fjalë arrijnë të përmirësojnë cilësinë e tyre, pavarësisht se nuk është e përkryer.

Video e re vazhdon të mbetet bardhezi, por nëse vihen në përdorim programe të tjerë, mund edhe të kthehet me ngjyra.

Video e përmirësuar në 4K

https://youtu.be/3RYNThid23g

A2 CNN Livestream

Dita jonë