Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrin majën e "pamundur", Armandi 20-vjeçar thyen rekordin botëror të kërcimit me shkop

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 21:43 | Sporte të tjera

Talenti i kërcimit me shkop, suedezi Armand Duplantis, ka thyer sot rekordin e botës me 6.17 metra, dhe duke u futur përgjithmonë në historinë e kësaj disipline olimpike.

Suedezi 20-vjeçar, i lindur dhe rritur në SHBA, arriti performancën e shkëlqyer në mitingun "Copernicus Cup" që zhvillohet në Torun të Polonisë.

Duplantis është djali i një ish-atleti të kërcimit me shkop, amerikanit Greg Duplantis dhe  atlete suedeze, Helena Hedlund, dhe zgjodhi të përfaqësoi pikërisht vendin europian.

https://www.youtube.com/watch?v=EUK8k5IgiVY

Medalje e artë në Kampionatin Europian të Berlinit në 2018 dhe argjend në kampionatin botëror në Doha, Duplantis theu rekordin e francezit Lavillenie (6.16) të vendosur në 2014 në Ukrainën e legjendës Sergei Bubka, që mbante rekordin historik me 6.14 të vendosur në 1993.

A2 CNN Livestream

Dita jonë