Bill Gates blen për 645 milionë $ superjahtin që nuk ndot mjedisin – A2

Bill Gates blen për 645 milionë $ superjahtin që nuk ndot mjedisin

Personi i dytë më i pasur në botë i ka bërë dhuratë vetes superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, që do të thotë se emetimet e tij do të jenë thjesht ujë.

Bill Gates mendohet se për këtë mjet lundrimi, që quhet Aqua, ka paguar 645 milionë dollarë.

Aqua u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve në Monako, vitin e kaluar. Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme.

64-vjeçari Bill Gates i kalon gjithmonë pushimet në jaht, por kjo është hera e parë që ai blen një të tillë. Gjithsesi, mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024.