Diodato triumfon në Sanremo

sanremo diodato fituesi 1100x620

Diodato është triumfuesi i edicionit të 70 të festivalit të Sanremos. Me këngën “Fai rumore”, ai mundi në finale Francesco Gabbanin dhe i “Pinguini Tattici Nucleari”.

“Nuk po kuptoj asgjë, është një ndjenjë me të vërtetë shumë e çuditshme. Jam i befasuar”, u shpreh Diodato pasi u shpall fitues.

Këngëtari tha më tej se që prej ditës së parë ka përjetuar një pritje mjaft të ngrohtë, të cilën nuk e priste. Diodato u vlerësua edhe me çmimin e kritikës “Mia Martini” dhe atë të medias “Luccio Dalla”.

“Gjithë këto çmime ishin diçka e papritur. Mbushem me gëzim dhe ia dedikoj qytetit tim, Tarantos, i cili ka nevojë të bëjë zhurmë, për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë në një situatë të paqëndrueshme”, theksoi këngëtari fitues.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 705 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit, 839 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | Janë kryer 2.186 testime, 528 të shëruar