Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Në Sarandë mungojnë investimet, peshku tregtohet i pakontrolluar në varka

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 19:29 | Aktualitet
Në Sarandë mungojnë investimet, peshku tregtohet i pakontrolluar

Sektori i peshkimit mbetet një sektor kyç në ekonomitë e qyteteve bregdetare jugore të vendit. Por, investimet në këtë fushë mungojnë dhe peshkatarët përballen me kushte të vështira pune, ku thuajse përpiqen të mbijetojnë.

Në qytetin e Sarandës, peshkatarët nuk kanë jo vetëm një treg të mirëfilltë për të shitur por as edhe një vend qëndrimi të sigurt, dhe preferojnë të shesin mallin e tyre në varka, pa kontroll të veterinerëve përkatës.

Mungesa e një tregu dhe investimi në këtë sektor është shqetësim edhe për konsumatorët, që denoncojnë mungesën e higjienës.

E njëjta situatë prezantohet edhe në Vlorë. Peshkatarët jashtë kamerave thonë se përballen me disa sfida mes tyre çmimi  i lartë i karburantit,  mungesa e tregut të peshkut dhe  kushteve të përshtatshme.  Por edhe mungesa totale e vëmendjes për sektorin. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani