Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas 19 vitesh luftë, në Afganistan vriten ende ushtarë amerikanë, të paktën dy ditën e sotme

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 23:22 | Bota
Pas 19 vitesh luftë, në Afganistan vriten ende ushtarë

Të paktën dy ushtarë amerikanë dhe disa të tjerë afganë kanë humbur jetën në Afganistan në dyluftimet kundër forcave talebane në krahinën e Nangahar, ende të kontrolluara nga forcat talebane por edhe nga ato të lidhura me ISIS.

Lajmin e ka pranuar edhe komanda amerikane në vendin aziatik. Burime afgane flasin për 6 ushtarë amerikanë, por ky lajm nuk është konfirmuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara.

Sipas burimeve, shkëmbimi i zjarrit mund të ketë ndodhur edhe nga talebanë të infiltruar në ushtrinë afgane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani