Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shpikjet e Setien te Barça, futbollistët stërviten me sy mbyllur

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 12:11 | Futboll
Shpikjet e Setien te Barça, futbollistët stërviten me sy

Quique Setién nuk ka rënë në sy për futboll spektakolar nën drejtimin e Barcelonës. Përkundrazi, që kur mori frerët e skuadrës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, ekipi ka bërë hapa pas në rezultate, duke u eleminuar edhe nga çerekfinalet e Kupës së Mbretit pas humbjes 1-0 në Bilbao.

Por, ish-trajneri i Betisit po tërheq vëmendjen me ushtrimet e çuditshme në seancat stërvitore.

Në stërvitjen e fundit, Setien vendosi që Antoine Griezmann, Arturo Vidal, Samuel Umtiti dhe Riqui Puig të vraponin me sytë e mbyllur.

Ndërkohë, një ditë më parë vendosi që lojtarët të bënin një lojë fëmijësh me njëri-tjetrin. Loja konsistonte në pasimin e topit me dorë te shoku dhe në të njëjtën kohë duke i bërë një pyetje atij. Shoku duhej të përgjigjej shpejt dhe pastaj ta pasonte mbrapsht topin.

Kur u pyet në konferencën e shtypit se pse bënte ushtrime të tilla në stërvitje, ai tha se donte që futbollistët të argëtoheshin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani