Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vlorë, trajtim psikologjik për burrat dhunues

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 20:54 | Aktualitet

Prej tremuajsh në Vlorë, qendra ligjore Vatra ka nisur trajtimin me psikologë edhe për burrat që dhunojnë gratë e tyre ose kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Ky shërbim është një risi në atë që cilësohet si rehabilitimi dhunuesit, ku përveç dënimit penal, parashikohet edhe trajtimi psikologjik i tij. “

“Ka lindur si nevojë e faktit që gjithmonë e kemi gjykuar si diçka të paplotë të punosh vetëm me gratë, prandaj na ka shtyre të punojmë edhe me burrat dhunues, që deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj trajtimi, në mënyrë që edhe ata të fillojnë një proces rehabilitimi”, thotë psikologu i klinikës “Vatra”, Edlir Doko.

Psikologu Edlir Doko

Por si ka qenë reagimi i dhunuesve kur janë përballur me psikologun, a e pranojnë se kanë nevojë të rehabilitohen?

“Ata shpesh herë tentojnë të distancohen, që mos të përfshihen emocionalisht por ka edhe nga ata që e kuptojnë që kanë probleme në sjelljen e tyre, ka që janë në proces divorci dhe e kuptojnë se ajo është për fajin e tyre”, vijon psikologu.

Tashmë trajtimi psikologjik për burrat dhunues do të specifikohet edhe në vendimin e gjykatës,  kur përveç masës së dënimit do të përcaktohet në varësi të rastit edhe trajtimit psikologjik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu