Britania e Madhe rrezikon të shpërbëhet pas Brexit? Johnson do ta “lidhë” me një urë gjigante – A2

Britania e Madhe rrezikon të shpërbëhet pas Brexit? Johnson do ta “lidhë” me një urë gjigante

johnsson 1100x620

Largimi nga Bashkimi Europian ka shkaktuar polemika madje edhe tentativa mosbindje institucionale nga territoret  e Britanisë së Madhe që ishin kundra Brexit, si Irlanda e Veriut dhe veçanërisht Skocia.

Por kryeministri Boris Johnson, sipas mediave angleze, ka në mëndje një plan që mund t’i afrojë ato sërish me Londrën, dhe përbëhet nga ideja e ndërtimit të një urë gjigante që do të lidhte Irlandën e Veriut me pjesën tjetër të Britanisë së Bashkuar, pikërisht me Skocinë.

Një projekt tejet ambicioz, që nuk do të kushtonte më pak se 23 miliardë euro dhe që sipas burimeve afër kryeministrit ka hyrë në fazën e studimit të fizibilitetit.

Ura e propozuar

I gjatë rreth 32 kilometra, ura do të ishte diçka e ngjashme me strukturën që lidh Kopenhagënin danez me qytetin suedez të Malmo.

Kundërshtarët politik të Johnson, por edhe “miq“ në kauza të veçanta si lideri i lëvizjes pro Brexit Nigel Farage, e quajtën projektin një “çmenduri” që do të rendojë në debitin publik, por kryeministri mendon se ura do ta paguajë veten, dhe që makinat dhe autobusët  do te zëvendësojnë fluturimet deri më tani të detyrueshme me Irlandën e Veriut.

Projekti nuk është i thjeshtë jo vetëm për vështirësitë gjeografike, si dhe për praninë në vendin e propozuar të një prej depozitave më të mëdha të armëve të vjetra ushtarake të vendit, rreth 1 milion tonelata të depozituara.

Por mbështetësit thonë se në Botë ekzistojnë ose po ndërtohen vepra edhe më të mëdha dhe të guximshme, si përshembull ura që do të lidhë Hong Kongun, Makaon dhe Kinën kontinentale, e gjatë rreth 50 kilometra.