Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Debutim modest për filmin e ri të Margot Robbie

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 18:11 | Showbiz

“Birds of Prey” – “Zogjtë grabitqarë”, filmi më i fundit i Margot Robbie, kryesoi renditjen e filmave me më shumë arkëtime nëpër kinema këtë fundjavë, por përsëri nuk arriti të fitonte shumën që ishte parashikuar.

Filmi që tregon për jetën e personazhit të librave komikë, Harley Quinn, e dashura e Joker, arkëtoi vetëm 33,3 milionë dollarë në kinematë amerikane, ndërsa ishte menduar fillimisht se shifra do të ishte rreth 50 milionë dollarë.

Në fundjavën e Çmimeve “Oscar”, ku Robbie ishte kandidate për rolin e saj në “Bombshell”, filmi pati gjithashtu impakt “të butë” edhe në pjesën tjetër të botës, pasi arkëtoi 48 milionë dollarë në 78 vende. “Warner Bros” tha koronavirusi kishte ndikuar në shitjet në Azi, edhe pse në Korenë e Jugut filmi arkëtoi 1,9 milionë dollarë.

Pas tri javësh në krye, “Bad Boys for Life” me Will Smith dhe Martin Lawrence, zbritën në vend të dytë me 12 milionë dollarë të arkëtuar, ndërsa “1917”, pretendent për të fituar Çmimin “Oscar” si filmi më i mirë, arkëtoi 9 milionë dollarë, në fundjavën e shtatë. Megjithatë, deri tani filmi ka arkëtuar 132,5 milionë dollarë në SHBA dhe 287,4 milionë në pjesën tjetër të botës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë