Devoll: Zjarr në një pallat, ndërhynë zjarrfikëset nga Bilishti dhe Korça

bilisht 1100x620

Banorët e një pallati në Bilisht janë evakuuar pasi ka marrë flakë çatia e godinës.

Flakët janë përhapur nga oxhaku i pallatit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Bashkisë Devoll, si dhe përforcime nga Korça.

Sipas dëshmive, zjarri duket tashmë i izoluar.