Formula 1, Mercedes prezanton makinën e re – A2

Formula 1, Mercedes prezanton makinën e re

Kampionë në pistë, kampionë edhe jashtë saj. Mercedes Benz është makina e parë e Botërorit 2020 që prezantohet. Njëvendëshja që ka detyrën të mbrojë kurorën u prezantua në Londër, së bashku me sponsorin e ri të skuderisë, kolosin e hidrokarbureve, Ineos.

Risia më e madhe është pikërisht logo e sponsorit, e cila ka ngjyrë të kuqe dhe është e dukshme në sistemin e ajrimit të motorit dhe në pjesën e përparme.

Drejtuesi i skuadrës, Toto Wolf, i cili e zbuloi makinën e re përkrah numrit 1 të kompanisë Ineos, Jimm Ratcliff, tha se gara nis nga zero dhe Mercedes nuk është e favorizuar, pavarësisht dominimit të gjashtë viteve të fundit në Formula 1. Reagimi nga rivalët do të jetë i menjëhershëm, sepse këtë të martë është radha e Ferrarit të zbulojë makinën e re.