Garda ndalon me armë dhe para Vladimir Gjutën – A2

Garda ndalon me armë dhe para Vladimir Gjutën

vladimir gjuta 1100x620
Video

Garda e Republikës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njoftojnë se kanë arrestuar mëngjesin e së hënës, pranë godinës së Partisë Socialiste, shtetasin Vladimir Gjuta, i cili njihet si i dyshuari kryesor për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj farmacisë së babait të ish ministrit Saimir Tahiri.

Vladimir Gjuta u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” me një armë zjarri makarov dhe një sasi të madhe eurosh.

Sipas dëshmive nga vendngjarje, 5 policë dhe Gardistë u angazhuan për të vënë në pranga Vladimir Gjutën, i cili dyshohet se ka tentuar të futet në godinën e PS, brenda së cilës po mbahej mbledhja e Kryesisë.