Gati 600 patenta të pezulluar në 10 ditët e para të shkurtit – A2

Gati 600 patenta të pezulluar në 10 ditët e para të shkurtit

vlcsnap 2020 02 10 16h22m26s433 1100x620

598 patenta janë pezulluar në 10 ditët e para të shkurtit, nga Policia Rrugore në të gjithë Shqipërinë.

Sipas një njoftimi të Policisë, 98 patenta janë pezulluar për shkak të drejtimit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur; 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore; 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Policia njoftoi gjithashtu se në të gjithë vendin janë arrestuar 85 persona, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë që janë vendosur 13386 gjoba.