Hera e parë në derbi, Eriksen: Atë goditje dënimi do ta ëndërroj gjatë – A2

Hera e parë në derbi, Eriksen: Atë goditje dënimi do ta ëndërroj gjatë

Inter Milan Eriksen e il primo derby Speciale. In Premier non 1100x620

Pasi arritën golin e përmbysjes në derbi me De Vrij, sytë e San Siros interiste ishin të gjithë për Christian Eriksen.

Danezi, edhe pse ende nuk është futur tërësisht në skemat dhe mentalitetin e trajnerit Antonio Conte, dje i dhuroi gjithsesi publikut të tij një emocion të fortë, me një goditje dënimi spektakolare që u përplas me traversën  e portës së mbrojtur nga Donnarumma.

“Besoj se do ta ëndërroj për netë të tërë atë goditje ”, deklaroi mesfushori për mediat daneze, “në fillim mendova të bëja thjesht një krosim, por më pas pashë Brozovic që më tha të tentoja. E godita shumë mirë, ose ndoshta jo dhe aq mirë, sepse nuk shënova”.  

Ambienti përreth fushës së blertë është ndryshe nga ai me çfarë është mësuar në Premier League. “Në Itali e ndjen vërtetë shtytjen e tifozerisë. Tifozët kishin përgatitur një koreografi që mbulonte gjithë pjesën e stadiumit ku ndodheshin, kjo nuk lejohet në Angli”, thotë ai.

Vëmendja i pëlqen Eriksenit. “ndjej që tifozët janë vërtetë të lumtur për ardhjen time, dhe kjo gjë më jep adrenalinë, më stimulon për të shkuar në drejtimin e duhur”.