Incident në Pogradec, miqtë e të akuzuarit përpiqen të ndalojnë prokurorin të futet në Gjykatë – A2

Incident në Pogradec, miqtë e të akuzuarit përpiqen të ndalojnë prokurorin të futet në Gjykatë

gjykata pogradec 1100x620

Një ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 ka sjelle tension ditën e sotme në Gjykatën e Pogradecit. Disa persona janë përpjekur të pengojnë një prokuror të futet në godinën e Gjykatës, madje burime për A2 bëjnë të ditur se njëri prej tyre ka goditur edhe policin roje në këtë institucion.

Prokurori në fjalë është pjesë e një çështjeje për zjarrvënie të qëllimshme të ndodhur në vitin 2019. Në atë kohë, një mjet BMË X6 është djegur qëllimisht në zonën industriale në Pogradec. Autori i dyshuar është Mariglen Topuzi, i cili për arsye ende të paqarta, ka djegur mjetin në pronësi të biznesmenit Jetmir Muçllari. Topuzi u arrestua 2 ditë pasi kishte ndodhur ngjarja dhe është aktualisht ne burg.

Ditën e sotme, kur edhe ndodhi incidenti, pronari i makinës, Muçllari do të dëshmonte në gjykatë. Personat që janë përpjekur të ndalojnë prokurorin e çështjes janë miq me Topuzin. Të gjithë ata, sikurse edhe Muçllari, janë persona me precedentë penalë, dhe janë shoqëruar në komisariatin e qytetit, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e institucionit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.