Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Jemi në prag të epidemisë së gripit, mbi 25 mijë të prekur në javë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 16:29 | Sociale
Jemi në prag të epidemisë së gripit, mbi 25 mijë

Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit, ndërsa shënohet viktima e dytë nga AH1n1. Pacientja, rreth të 80-ave, ka humbur jetën nga ndërlikimet e rënda që i shkaktoi virusi ndërsa ishte e pavaksinuar ndaj gripit.

Specialistë dhe drejtues të shëndetësisë, gjatë një seance dëgjimore në Kuvend, theksuan se Shqipëria është në kulmin e qarkullimit të gripit, me intensitet shumë më të lartë së një vit me parë dhe me rreth 25 mijë të prekur në javë.

“Ne e quajmë me gjuhën tonë, pragu i epidemisë”, tha Silva Bino, shefe për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik. “Jemi në intensitet shumë të lartë, që monitorohet çdo ditë”.

Virusi më i përhapur është Ah1n1 dhe ai i tipit B.  Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, numrin më të lartë të të sëmurëve nga gripi e zënë të moshuarit, me pas vijnë personat mbi 40 vjeç dhe moshat pediatrike.

Në stinën e gripit, Ministria e Shëndetësisë ka hapur 4 urgjenca 24-orëshe pranë qendrave shëndetësore për t’u ardhur në ndihme fluksit të lartë të qytetarëve. Ndërsa në lidhje me koronaviruisn, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se deri tani nuk ka raste të prekur, ndërsa shtoi se është ngritur karantinë dhe struktura pritëse për çdo rast. “Kemi gati një strukturë pritëse për karantinën në rastet që do të ketë nevojë”, tha ministrja Manastirliu.

Në Shqipëri, kanë hyrë nga Kina mbi 100 persona. 5 raste të dyshuar me koronavirusin e ri, pas testimit, rezultuan negative.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani