Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ju pëlqejnë kartat e kreditit? Një të tillë e hamë çdo javë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 23:01 | Lifestyle

Përdorim çdo ditë kartat e kreditit për të blerë ose për të paguar faturën në restorant. Por shumë pak dinë që çdo javë ne hamë pa dijeninë tonë pikërisht një kartë krediti, ose më mirë, një sasi plastike me peshën e një karte krediti, rreth 5 gramë.

Të dhënat shokuese vijnë nga një studim i universitetit të Njukasëllit, në Australi, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare WWF.

Tashmë copëzat e vogla dhe pothuajse të padukshme të plastikës ndodhen kudo në planet, deri në zonat më të thella të Antarktidës. Por sasia që në fusim më shumë në organizmin tonë vjen nga një element pa të cilin nuk mund të jetojmë, uji.

Në mesatare, një person gëlltit çdo javë rreth 1769 copëza plastike vetëm nga uji i pijshëm, por edhe 182 nga frutat e detit, 10 nga birra dhe 11 nga kripa.

Uji i ndotur i detit ndikon edhe tek peshqit me të cilët ushqehemi

Shkaku kryesor mbeten shishet plastike ku ndodhet uji që blejmë në dyqan, por edhe aciditeti i ujit ndikon. Një pH (pihash) më i lartë ndihmon copëzat e plastikës që të shqiten më shpejt nga shishja, duke përfunduar në organizmin tonë.

Uji i rubinetit, edhe pse edhe ai përmban elemente plastike, ka gjithsesi rreth 22 herë më pak elementë të tillë. Studiuesit këshillojnë edhe që të shmangen ushqimet e paketuara afër skadencës, nga momenti që elementët plastikë aty janë shumë herë më të shpeshtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë