Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Klima e investimeve, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Reformë urgjente

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 17:00 | Ekonomi

Shqipëria ka nevojë të thithë investime të reja për t’i dhënë frymë ekonomisë. Me përfundimin e projekteve si TAP dhe Devoll, biznesi e konsideron të domosdoshëm për të balancuar efektet negative të tërmetit, edhe pse e sheh të vështirë zëvendësimin e tyre, pa një strategji të qartë dhe masa nga qeveria.

 “Kemi raportime mbi të ardhurat me të ulta në tremujorin e fundit, besojmë se do të kemi një impakt në lidhje me shpenzimet e konsumatorit. Kemi presione negative  në ekonomi që duhet të balancohen me ato pozitive, si përshembull investimet”, deklaroi Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në konferencën e shtypit vjetore të këtij institucioni.

Enio Jaço, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Për përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, klima aktuale e investimeve në vend pengohet veçanërisht nga korrupsioni, vonesat për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe mosrespektimi i kontratave. Për këto arsye, Shqipëria renditet e fundit në rajon në raportin Doing Business, diçka që dekurajon investitorët.

 “Nuk është çudi që pjesën më të madhe të investimeve e përfitojnë Serbia ose Maqedonia e Veriut, mendojmë se duhet që një reformë të thellë që të jemi më konkurrentë se sot”, vijoi Jaço.

Në bilancin vjetor të Dhomës Amerikane të Tregtisë, që numëron 222 kompani anëtarë, u vu në dukje edhe problematika e moszbatimit të ligjit për konsultimin publik të projektligjeve me biznesin; si edhe ndryshimet e shpeshta fiskale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu