Mbi 900 të vdekur nga koronavirusi, gazetari dërgohet në karantinë me detyrim – A2

Mbi 900 të vdekur nga koronavirusi, gazetari dërgohet në karantinë me detyrim

kine koronavirus epidemi coronavirus 1100x620

Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka kapërcyer atë të epidemisë sars. Mbi 900 persona kanë humbur jetën në të gjithë territorin e Kinës, ndërsa në vitin 2003, 774 njerëz u vranë nga sars.

Nga ana tjetër, Kina vazhdon të censuroje kritikët e saj për menaxhimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Qeveria e Pekinit vendosi me detyrim në karantinë një gazetar që raportonte nga Wuhani me kritika të forta. Profilet e tij në rrjetet sociale u mbyllën, ndërsa zemërimi mbarëpopullor vazhdon të rritet në Kinë.