Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ofendonte futbollistet, karton i kuq për tifozin

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 15:33 | Futboll
Ofendonte futbollistet, karton i kuq për tifozin

Një episod i padëgjuar më parë vjen nga kampionati argjentinas i futbollit, por tek ai i femrave. Gjatë ndeshjes së Serie A mes UAI Urquiza dhe Racing, babai i një prej futbollisteve të skuadrës mike nisi të ofendonte vajzat e ekipit kundërshtar aq sa tërhoqi edhe vëmendjen e gjyqtares së takimit.

Kjo e fundit, pasi dëgjoi në mënyrë të përsëritur thirrjet ofenduese vendosi të ndërpresë takimin, iu afrua babai të futbollistes dhe e ndëshkoi me karton të kuq për ta larguar nga shkallët e stadiumit.

https://youtu.be/ja7-P42fPJg

“Thirra policinë dhe iu tregova personin që po krijonte shqetësim në shkallët e stadiumit. I thash se zotëria duhej të largohej pasi po ofendonte me zë të lartë futbollistet në fushë”.

Pa kundërshtuar, tifozi u zhvendos nga tribuna dhe më pas la stadiumin. Ndëshkimi funksionoi dhe në këtë rast ka vetëm vlerë simbolike duke dhënë një shembull të shkëlqyer “fair play”dhe për mbarëvajtjen e një ndeshjeje futbolli.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani