OFL dorëzon formularin për “Kumbarin e Shkodrës” dhe trafikantin e “Bandës së bananeve” – A2

OFL dorëzon formularin për “Kumbarin e Shkodrës” dhe trafikantin e “Bandës së bananeve”

ofl Pllanaj frame 1843 1100x620
Video

Forca e Ligjit dërgoi këtë të hënë kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy personave nga Shkodra dhe Durrësi. Bëhet fjalë për të njohurin si “Kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe Alberto Kochsiek, i njohur ndryshe si kreu i “bandës së bananeve”.

Pllanaj, edhe pse në burg, do të duhet të japë sqarime për mënyrën sesi ka vendosur pasurinë e tij ndonëse ajo i është sekuestruar. Më 2 shkurt të vitit 2019, me urdhër të Prokurorië, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri, kryesisht prona të patundshme në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.

Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Në vitin 2014, Pllanaj i shpëtoi një aksioni policie, pasi sipas Partisë Demokratike u fsheh në automjetin e ish-deputetit socialist Mark Frroku.

Ndërsa Alberto Kochsiek është bërë i njohur si kreu i të ashtuquajturës “Banda e bananeve”, dhe pas arrestimit Policia tha se kishte 15 identitete. Ai është pjesë e bandës së Emiljano Hysenajt, të cilit OFL-ja i dërgoi pak ditë më parë kërkesën për deklarimin e pasurisë.