Paketa anti-KÇK, pritshmëritë e ekspertëve të sigurisë – A2

Paketa anti-KÇK, pritshmëritë e ekspertëve të sigurisë

vlcsnap 2020 02 10 15h39m42s231 1100x620
Video

Ekspert i sigurisë, Pëllumb Nako, i ftuar në A2, komentoi paketën anti-KÇK, duke u shprehur se financat e grupeve kriminale duhet të goditen në vazhdimësi, jo me fushata.

“Që në momentin që kemi konflikte mes bandave kriminale, duhet të fillonte hetimi në fushën financiare. Duhej të ishte kthyer në një standard hetimi financiar. Organizatat kriminale kanë të njëjtën logjike ekonomike si sipërmarrja ekonomike. Këtu ka dy element në aspektin financiar sepse është pika më e fortë e organizatave dhe në anën tjetër është pika më e dobët. Në momentin që ata tentojnë të legalizojnë këto para, ata lënë gjurmë. Goditja e financave të një organizate kriminale duhet të jetë permanente dhe jo të goditet me aksione. Në total, goditja e aseteve kriminale duhet bërë në vazhdimësi”.

A do të ketë rezultate kjo nismë?

“Eficenca varet nga serioziteti. I gjithë protagonizmi duhet të fillonte nga organet e drejtësisë. Duhet të kishte më pak protagonizëm nga ana e qeverisë. Akti normativ parashikon edhe ndërtimin e një komiteti të parandalimit, i cili do të drejtohet nga ministri i Brendshëm. Kjo ka sens dhe është normale që të ekzistojë, por që në pikën e parë thuhet që në pikën e parë se ky komitet do të ketë edhe atribute për shkëmbimin e informacionit me organet ligjvënëse të huaja. Kjo është e paqartë. Nuk dua të krijojë paragjykim, por kjo të krijon idenë se edhe letër porositë që nesër organet e drejtësisë do të duan të dërgojnë organeve të drejtësisë vendeve të tjera, do të kontrollohet nga ky komitet. Por nuk është normale që ekzekutivi të kontrollojë hetimin e një pushteti që është i pavarur, siç është në këtë rast prokuroria. Por koha do ta tregojë se si është menduar”.

“Akti i ngjashëm me disa vende perëndimore”

“Ky akt normativ nuk është diçka e jashtëzakonshme. Edhe në disa vende perëndimore, të cilat i njoh mirë, procedurën penale e kanë të ndarë në dy grupe, të zakonshme dhe për akte të rënda terroriste apo të trafikut të grupeve kriminale të drogës. Në këtë të dytën, detyrat e policisë janë më të avancuara. Por unë dua të theksoj se këtu akti nuk është shumë i qartë. Është e vështirë për të ndarë kufijtë”.