Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Paketa antishpifje, delegacioni faktmbledhës i Venecias nis takimet

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 13:03 | Aktualitet
Paketa antishpifje, delegacioni faktmbledhës i Venecias nis takimet

Tirana sërish në vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe kësaj radhe për debatin që krijoi paketa e njohur si antishpifja. Misioni fakt-mbledhës do të zhvillojë takime me të gjitha palët.

Sot dhe nesër ekspertet e Venecias do të diskutojnë draftin e amendamenteve në ligjin për Mediat Audiovizive.  

Janë dy institucione në fakt që kanë çuar në Venecia këtë çështje. I para ishte Këshilli i Europës e më pas dhe vetë OSBE që asistoi në hartimin e paketës, lëvizje të cilat sollën dhe tërheqjen e mazhorancës nga miratimi në Kuvend të këtij ligji. Komisioni i Venecias jep mendim në mars për këtë pikë të paketës antishpifje.

Ndërsa pas këtij delegacioni, në Tiranë vjen një i dytë po nga Venecia në datën 13- 14 shkurt për të filluar takimet lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja opinionet për këto dy çështje, Komisioni i Venecia do i diskutojë në seancën plenare të 20-21 marsit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani