Para testit të së vërtetës, kandidatët për kreun e BKH në testim me shkrim

BKH 1100x620

Vijon testimi i 18 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas testimit fizik, kandidatët po i nënshtrohen testimit me shkrim.

Një pjesë e testit është krijimi i një eseje me fakte policore. Pas kësaj pritet që kandidatët t’iu nënshtrohen makinës së të vërtetës dhe intervistave, e më pas bëhet renditja me pikë.

Në garë për kreun e BKH-së janë ish-drejtues të sektorëve policore. Vetëm Ylli Pjeternikaj vjen nga radhët e prokurorisë. E gjithë faza e testimeve po kryhen nën mbikëqyrjen e ekspertëve amerikanë.