Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Parasite” triumfon në Oscar, Phoenix dhe Zellweger aktorët më të mirë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 09:08 | Showbiz

“Parasite”, filmi i regjisorit Bong Joon Ho triumfoi në mbrëmjen e çmimeve Oscar, duke shkruar historinë pasi është i pari film jo në gjuhën angleze që në 92 vite, fiton statujën e artë.

“Parasite” fitoi plot 4 Oscar, përfshirë këtu “Regjisorin më të mire”, “Skenari më i mirë original” dhe “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Renee Zellweger rrëmbeu statujën e artë si aktorja më e mire protagoniste, për interpretimin e Judy Garland në “Judy”. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”.

Brad Pitt dhe Laura Dern morën çmimet e aktorëve më të mirë mbështetës me rolet e tyre, respektivisht në “Once upon a Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.

“Parasite” ishte ndër fituesit më të mëdhenj ndërsa tej pritshmërive, filmi i Sam Mendes, viti “1917” arriti të triumfojë në 3 kategori, por asnjëra prej tyre ndër ato të rëndësishmet.

Filmi dedikuar Luftës Së Parë Botërore ishte favorit absolut për Oskarin, por triumfoi vetëm në kategoritë teknike. “Ford Versus Ferrari” rrëmbeu dy statuja të arta, “Joker” 2, “Once Upon a time in Hollywood” po ashtu 2 Oscar. “Toy Story 4” triumfoi si filmi më i mirë i animuar.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë