Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Patrullimet e FRONTEX, mbi 10 mijë emigrantë të ndaluar në kufi me Greqinë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 11:17 | Aktualitet
Patrullimet e FRONTEX, mbi 10 mijë emigrantë të ndaluar në

Nga instalimi i misionit të FRONTEX në Kakavijë, vitin e kaluar dhe deri në ditët e sotme janë kapur 10 mijë emigrantë, të cilët kalojnë kufirin e gjelbër me Greqinë.

Agjencia Europiane e Kufijve dhe Rojës Bregdetare u vizitua nga kreu i policisë, Ardi Veliu.

“Qëllimi dhe prezenca e skuadrave të FRONTEX dhe skuadrave të policisë kufitare nuk ka qenë e fokusuar vetëm në parandalimin e flukseve migratorë, por edhe në menaxhimin e tyre”, u shpreh Veliu.

Sirianë që ikin nga lufta, marokenë si dhe shtetas me kombësi të tjera janë pjesë përbërëse e atyre që ndalohen nga misioni europian dhe policia shqiptare, ndërsa një pjesë prej tyre kërkojnë azil në vendin tonë.

Në takimin mes Veliut dhe oficerëve të Frontex ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së.

“Ne jemi të kënaqur, por duam të bëjmë më shumë dhe më mirë”, tha Soreca.

A2 CNN Livestream

Dita jonë