Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Serie A, si rrallëherë në vitet e fundit ka garë treshe për titullin

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 15:40 | Futboll
Serie A, si rrallëherë në vitet e fundit ka garë treshe

Ashtu si ka ndodhur rrallë në vitet e fundit, gara e titullit në Serie A mund të mbyllet me tre skuadra. Inter, Juventus dhe Lazio kanë shanse të mëdha për të fituar kampionatin italian. Me suksesin në derbin e Madonnina-s, zikaltërit kapën Juventusin në krye, ndërsa Lazio ndjek me vetëm një pikë diferencë, pas triumfit me Parmën.

Kjo është hera e katërt, që gara treshe drejt titullit përsëritet në mijëvjeçarin e ri. Në sezonin 2001-2002, Juventusi kryesonte, i ndjekur me një pikë distancë nga Interi dhe Roma. Edhe një sezon më pas, bardhezinjtë garonin me zikaltërit, ndërsa në garë ishte edhe Milani, me 4 pikë më pak. Në edicionin 2011-2012, ishte Milani kryesues, i ndjekur nga Juventusi dhe Lazio. Në të tre ato raste, në fund titulli u fitua nga “Zonja e Vjetër”.

Këtë herë, situata është më e komplikuar, pasime formën e paraqitur, Juventusi dhe Interi nuk japin garanci të plota se në fund mund të fitojnë, ndërsa Lazio është shfaqur si një prej skuadrave më të mira të kampionatit.

Sot për sot është e mundur të imagjinohet një skenar i ndërlikuar dhe të kuptohet çfarë parashikon rregullorja nëse të paktën dy skuadra e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta. Sipas rregullores, janë katër kriteret që vlerësohen: kryesuese është skuadra që ka grumbulluar më tepër pikë në ndeshjet direkte, golavarazhi në ndeshjet direkte, golavarazhi gjatë gjithë kampionatit, numri më i lart i golave i shënuar në kampionat dhe shorti, i cili mbetet alternativa e fundit.

Në lojë janë gola dhe pikë me peshë. Aktualisht Juventus ka fituar me Interin, Interi ka thyer Lazion dhe Lazio mposhti bardhezinjtë. Vendimtare do të jenë ndeshjet e kthimit, të cilat do të luhen në harkun e dy javëve. Lazio sfidon Interin më 16 shkurt, ndërsa më 1 mars, zikaltërit udhëtojnë në transfertën me Juventusin. Në fund të muajit prill, Juventusi luan me Lazion, periudhë në të cilën pritet që situata të jetë më e qartë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani