Soreca flet për OFL: Ndiqni paratë, mënyra e duhur, zbatimi është çelësi

Luigi Soreca 1 1100x620

Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, foli edhe për SPAK dhe për Operacionin Forca e Ligjit.

Soreca theksoi se të ndjekësh paratë është taktika më e mirë për të luftuar krimin.

“Çdo përpjekje duhet ndërmarrë për të rritur luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Po presim që SPAK të jetë plotësisht funksional. Këtë javë do të takoj kryetarin e tij.

Për sa i përket ligjit special, “ndiqni paratë” është taktika më e mirë për të luftuar krimin. Këtë synon ky ligj special. Tregon vullnet politik, por zbatimi është çelësi. Të drejtat themelore të zbatohen plotësisht. Po e monitorojmë nga afër. Po flasim me autoritet për këtë. Së dyti, po monitorojmë zbatimin e procesit në gjykata”, u shpreh ndër të tjera Soreca.