Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Soreca prezanton sondazhin dhe metodologjinë: 97% e shqiptarëve duan BE-në

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 12:57 | Aktualitet
Soreca prezanton sondazhin dhe metodologjinë: 97% e shqiptarëve duan

Asgjë nuk ka ndryshuar në dëshirën tonë për t’u bashkuara me familjen europiane. 97% e shqiptarëve duan anëtarësimin në BE, sipas sondazhit, që prezantoi ambasadori Luiggi Soreca.

Diplomati i BE nis konsultimet për progres-raportin 2020, ndërsa prezantoi edhe metodologjinë e zgjerimit të Komisionit Europian.

“Liderët e BE do të kenë të paktën një debat në vit për ecurinë që do të kenë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky do të jetë një proces mjaft i rëndësishëm. Procesi do të jetë edhe më dinamik dhe kjo do të ndodhë duke krijuar grupime kapitujsh të ndryshëm. Ne kemi propozuar 6 fusha kryesore, me më shumë se 35 kapituj. BE do të mund të pezullojë, madje edhe të ndalojë negociatat, në rast se kjo do të jetë e nevojshme.

Sondazhi u krye në fund të vitit të shkuar me anë të intervistave. Të intervistuarit kanë qenë 1130, duke mbuluar të gjithë vendin. Për shqiptarët nuk duket të ketë planë B përveç Bashkimit Europian”, u shpreh Soreca.

https://a2news.com/2020/02/10/soreca-flet-per-ofl-ndiqni-parate-menyra-e-duhur-zbatimi-eshte-celesi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani