Stuhia “Ciara” prek Shqipërinë, erë e fortë dhe reshje mesatare – A2

Stuhia “Ciara” prek Shqipërinë, erë e fortë dhe reshje mesatare

ciaraaaa 1100x620

Shqipëria mbetet në periferi të stuhisë “Kiara”, rrjedhimisht moti paraqitet i paqëndrueshëm por me reshje të pakta në Veri-Verilindje.

Ndërsa pas mesjavës, kjo stuhi por mjaft e dobësuar, zbret drejt Ballkanit Jugor duke sjellë në Shqipëri forcim të erës dhe reshje me intensitet mesatar.

Fatmirësisht kjo stuhi nuk do të mund të krijojë në vendin tonë emergjenca të natyrës hidro-meteorologjike pasi do të kalojë shpejt nëpër Shqipëri duke ri-sjellë mot të kthjellët gjatë fundjavës.