Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tokio 2020, kampionët e Brazilit kualifikohen në ndeshjen e fundit

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 15:54 | Futboll
Tokio 2020, kampionët e Brazilit kualifikohen në ndeshjen e fundit

Brazili ia doli të kualifikohet në Lojërat Olimpike. Përfaqësuesja e 23-vjeçarëve mundi 3-0 Argjentinën në ndeshjen e fundit në grupe për të siguruar biletën e Olimpiadës.

Paulinho dhe dy golat e Mateus Cunha i dhanë mundësinë Brazilit të marrë pjesë për herë të 14-të në Lojërat Olimpike.

Argjentina, ndërkohë, nuk ndikohej nga rezultati i kësaj përballjeje teksa e kishte siguruar kualifikimin prej 3 ndeshjesh, me fitoret ndaj Uruguait dhe Kolumbisë.

Kombëtarja “Selesao” mban medaljen e artë të Lojërave Olimpike pas suksesit në Rio De Zhaneiro  ndërkohë që në të kaluarën kanë mundur të sigurojnë edhe tre medalje argjendi e dy bronzi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë