Ambasada amerikane: Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja – A2

Ambasada amerikane: Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja

ambasada 1100x620

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një deklaratë për mediat pas rrëzimit nga Gjykata të urdhrit të Ministrisë së Financave për të anuluar lejen e shfrytëzimit nga kompania ADFD të shërbimit “duty free” në Rinas.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

“Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”.