Andoni: Albin Kurti u prit me zymtësi në Shqipëri – A2

Andoni: Albin Kurti u prit me zymtësi në Shqipëri

Ben Andoni Kurti Rama  1100x620
Video

Analisti Ben Andoni komentoi në A2 vizitën e parë zyrtare në Tiranë të kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti.

Andoni theksoi se Kurti është pritur me një zymtësi nga Shqipëria. “Është e pamundur që një kryeministër i ri, të pritet me kaq zymtësi nga Shqipëria. Kjo ka qenë e dukshme sot. Rama pretendon se i është shpjeguar me detaje i gjithë procesi i hapjes së Shqipërisë mbi shengenin ballkanik. Rama dhe Kurti kanë një problem shumë të madh me nivelin e protagonizmit kombëtar dhe e dyta, me atë që nuk e bëjnë dot, protagonizmin ballkanik”, tha Andoni.

Më tej, ai vlerësoi Kurtin që vendosi të vizitojë të parën Shqipërinë pas marrjes së detyrës. “Ishte zgjedhja e duhur e Kurtit që vizita e para të zhvillohej në Shqipëri. Po ta gjykojmë nga jashtë diskursin e tij publik dhe gjuhën e trupit, pamë që kishte një ngërç të madh në ardhjen në Shqipëri. E para, në përballjen e parë zyrtare me zotin Rama. E dyta, me artikulimin e tezave kryesore që kanë. Me sa u pa, kishte ngelur te shengeni ballkanik. Kuptohet që kanë regjistra të tjerë. Kosova ka humbur hapa dhe për këtë arsye ka këto lloj qasje. Në ditët në vazhdim kur të shohim vendimin e mbi taksën 100%, aty besoj se do të ndryshojë edhe diskursi i Ramës me Kurtin. Kurti është i pari kryeministër i Kosovës pas luftës që mund të shkojë në Beograd. Ai mund të shkojë të paraqesë platformën e tij. Në ndryshim nga paraardhësit e tij”, tha Ben Andoni.