Dëmet nga tërmeti, 707 milionë lekë për monumentet e kulturës – A2

Dëmet nga tërmeti, 707 milionë lekë për monumentet e kulturës

KR KULTURA DHE DEMET NGA TERMETI frame 2155 1100x620
Video

Durrësi dhe Tirana janë dy nga qytetet me më shumë dëme nga lëkundjet e tokës mëngjesin e 26 nëntorit. Ministrja Margariti ka raportuar se aktualisht 23 monumente site dhe institucione të kulturës janë të mbyllura për vizitorët, pasi janë me risk të lartë dhe dëmtimet janë të mëdha.

Situata më e rëndë paraqitet në qytetin e Durrësit, ku numërohen disa monumente të dëmtuara. Ndërsa kalaja e Krujës kërkon më shumë vëmendje. Fatura e për rimëkëmbjen totale të këtyre institucioneve të kulturës shkon 707 milionë lekë ku vetëm rimëkëmbja e kalasë së Krujës, te kulla e Sahatit dhe muret e fortifikimit kërkon 290 milionë lekë.

Ky raport që përfshin edhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i shtatorit që përfshiu edhe Korçën, në këtë qytet, ashtu sikurse edhe në Gjirokastër e Vlorë, nuk raporton dëme.